Një punëtor është lënduar të hënën në vendin e punës në Lipjan, ndërkohë që për rastin është arrestuar një i dyshuar.
Rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse apo rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
I dyshuari thuhet se pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm