Të paktën 39 persona e kanë humbur jetën në një përplasje trenash në jug të Spanjës dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidentin më të rëndë hekurudhor të vendit në më shumë se një dekadë, sipas Gardës Civile të Spanjës.
Vagonët e një treni që po shkonte drejt Madridit dolën nga shinat dhe kaluan në linjën e kundërt, duke u përplasur me një tren që po vinte përballë në Adamuz, pranë qytetit të Kordobës.
Sipas rrjeteve hekurudhore, rreth 400 pasagjerë dhe punonjës ndodheshin në bord të të dy trenave. Të paktën 73 persona u dërguan në spital, 24 prej tyre me lëndime të rënda, përfshirë katër fëmijë, sipas shërbimeve emergjente të Andaluzisë.
Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, e përshkroi ngjarjen si “jashtëzakonisht të çuditshme”, ndërsa autoritetet nisën hetimet.
“Të gjithë ekspertët hekurudhorë janë konsultuar nga qeveria dhe janë jashtëzakonisht të habitur nga aksidenti”, tha ai.
-
Spanja dërgon makineri të rëndë për të nxjerrë trupa nën mbetjet e trenave të përplasur
-
Shina ishte e çarë para aksidentit të trenit që la dhjetëra të vdekur në Spanjë
-
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15
-
Osmani e Kurti shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë
-
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga dalja e trenave nga shinat në Spanjë