Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në një aksident me autobus në lindje të Egjiptit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, 28 persona kanë mbetur të plagosur në rrugën mes qyteteve turistike të Detit të Kuq, Dahab dhe Nuweiba, në provincën e Sinait Jugor, mëngjesin e së mërkurës.
Sipas ministrisë, deri në 20 ambulanca janë dërguar në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë dhe për të evakuuar të plagosurit. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet.
Zona është një destinacion turistik që tërheqë vizitorë nga e gjithë bota.
Aksidentet vdekjeprurëse rrugore në Egjipt janë të shpeshta. Vetëm në vitin 2025 autoritetet raportuan rreth 6 mijë viktima.
Edhe
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
Zona është një destinacion i njohur turistik, që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.
Muajin e kaluar, 18 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosen kur dy kamionë u përplasen në provincën verilindore të Ismailias.
-
45 të vdekur pas përplasjes së një autobusi që po udhëtonte nga Medina në Mekë
-
Të paktën 139 të vdekur, mes tyre fëmijë, pasi një varkë u përmbys pranë Xhibutit
-
11 të vdekur dhe 27 të lënduar në një aksident mes një autobusi turistik dhe kamioni në Turqi
-
Aksidentohet një autobus turistik në Gjermani, dy të vdekur