Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LE MONDE

Au moins 16 morts dans un accident de bus en Égypte

Egypte

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në një aksident me autobus në lindje të Egjiptit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, 28 persona kanë mbetur të plagosur  në rrugën mes qyteteve turistike të Detit të Kuq, Dahab dhe Nuweiba, në provincën e Sinait Jugor, mëngjesin e së mërkurës.

Sipas ministrisë, deri në 20  ambulanca janë dërguar në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë dhe për të evakuuar të plagosurit. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet.

Zona është një destinacion turistik që tërheqë vizitorë nga e gjithë bota.

Aksidentet vdekjeprurëse rrugore në Egjipt janë të shpeshta. Vetëm në vitin 2025 autoritetet raportuan rreth 6 mijë viktima.

Zona është një destinacion i njohur turistik, që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

Muajin e kaluar, 18 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosen kur dy kamionë u përplasen në provincën verilindore të Ismailias.