Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku është përmbysur një autobus i linjës Berat-Tiranë.
Sipas “TopChannel”, autobusi ka dalë nga rruga pasi është përplasur me mbrojtëset anësore, duke u rrotulluar.
Mes të lënduarve ndodhet edhe një fëmijë, i cili raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihet shkaktari i aksidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksidentohet një autobus turistik në Gjermani, dy të vdekur
-
Të paktën 16 të vdekur në një aksident me autobus në Egjipt
-
Tre persona vdesin në aksident në Durrës
-
12 të vdekur në Hungari pasi një autobus del nga autostrada
-
Zbriti nga autobusi, burri nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri