Dy persona kanë humbur jetën pasi një autobus turistik është aksidentuar pranë Buchloe-s, në Gjermani, të dielën, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.
Një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në aksident, sipas një zëdhënëseje të policisë, ndërsa 25 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Autobusi ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar pranë një kanali buzë autostradës.
Policia ka bërë të ditur se në aksident nuk janë përfshirë mjete të tjera.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur herët në mëngjesin e së dielës, pak para orës 06:00 me orën lokale, në autostradën A96, midis nyjeve lidhëse Buchloe-Ost dhe Landsberg am Lech-Ëest.
Sipas zëdhënëses së policisë, në autobus udhëtonte një grup turistik prej 40 deri në 50 personash, kryesisht nga Filipinet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të shërbimeve të urgjencës dhe autostrada është mbyllur në të dyja drejtimet.
Prokuroria ka caktuar një ekspert për të hetuar rrethanat e aksidentit.