Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë lënduar, gjashtë prej tyre rëndë, pasi një autobus është përmbysur në një autostradë në Kroaci të dielën, kanë bërë të ditur autoritetet policore.
Sipas policisë, autobusi me targa të Serbisë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur rreth orës 07:25 të mëngjesit, derisa po qarkullonte në drejtim të kryeqytetit kroat, Zagrebit. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A3, e cila shtrihet nga kufiri me Serbinë, kalon pranë Zagrebit dhe vazhdon në drejtim të Sllovenisë.
Sipas shërbimeve emergjente, në autobus ndodheshin 33 udhëtarë dhe dy shoferë në momentin e aksidentit. Rreth 30 persona kanë pësuar lëndime, disa prej tyre në gjendje të rëndë, ka deklaruar Dario Kezeric, komandant i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, për transmetuesin publik HRT.
Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë barrierën e dëmtuar mbrojtëse të autostradës dhe autobusin e përmbysur anash rrugës. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar ekipet emergjente, ndërsa për ndërhyrje është thirrur edhe një helikopter, raportoi HRT.
-
Aksidentohet një autobus turistik në Gjermani, dy të vdekur
-
Disa të vdekur nga aksidenti i rëndë i autobusit në Zvicër
-
12 të vdekur në Hungari pasi një autobus del nga autostrada
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
U godit nga autobusi, vdiq një grua në Prishtinë