Një grua në Prishtinë ka humbur jetën, pasi është goditur nga autobusi në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë të premten.
Sipas, raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar në QKUK, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.
Drejtuesi i autobusit është dërguar në mbajtje.
“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 06.11.2026 – 08:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku një autobus që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.