Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ftuar për sot protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave.
Protestat kundër femicidit kanë vazhduar çdo ditë që nga vrasja e Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj në Vitomiricë të Pejës më 25 tetor.
Para vrasjes, ajo u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë me kërkesa për mbrojtje, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.
Pas rastit, janë suspenduar disa zyrtarë policorë, ndërsa organizatorët e protestës kërkojnë që përgjegjësia të shtrihet edhe te drejtuesit e institucioneve.
Protesta e sotme është vazhdimësi e mobilizimeve qytetare që pasuan vrasjen e Zekajt, me kërkesën që institucionet të garantojnë mbrojtje efektive për gratë dhe vajzat në Kosovë.
“Vrasja makabre e Arlindës e ka ekspozuar në mënyrë të paprecedentë të gjithë zinxhirin institucional që, kur gratë ndihen në rrezik dhe kërkojnë ndihmë, në vend se t’i mbrojë, i anashkalon dhe me duart e veta i dërgon drejt vrasjes. Vrasja e saj si dhe reagimi shtetëror e ka vendosur shoqërinë tonë në një krizë dhe pasiguri shoqërore, të cilën mund ta kalojmë vetëm më përgjegjësi shtetërore dhe garantim që jeta e grave merret seriozisht. Të shtunën ju thërrasim në protestë gijthëkombëtare për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për t’i kërkuar këtij shteti që ta shpallë femicidin si urgjencë kombëtare si zotim për të gjitha ne vajzat e gratë e Kosovës. Arlinda Zekaj na e ka lënë amanet që të kërkojmë përgjegjësi, e këtë amanet ne po e zgjasim jo veç për Arlindën dhe çdo grua të vrarë por edhe për çdo vajzë e grua të gjallë”, thuhet në thirrjen e Kolektivit për protestë.
Protesta do të nisë në orën 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.
Edhe
Paralajmërohen protesta edhe në ditën e shtatë nga vrasja e Arlinda Zekajt
Kolektivi ka thënë se do të kërkohet trajtimi me urgjencë i femicidit dhe do të kërkohen shkarkime e ndjekje penale.
Do të kërkohet shkarkimi dhe ndjekja penale e burgimi i Lumturije Vuçetaj, që është suspenduar nga posti i kryeprokurores së Pejes, shkarkimi e ndjekja penale e prokurores së raatit Suada Rama Hamza, të njëjtën kërkohet edhe për kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtores së Qendrës për Punë Sociale, Shpresa Lukaj, togerin e policisë Faruk Muqolli e çdo zytar tjetër të prëfshirë.
Po ashtu do të kërkohet shkarkimi i ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla, si dhe dorëheqja e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Do të kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare. Do të kërkohet sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje. Do të kërkohet veting apartiak dhe i pavarur i sistemit të drejtësisë, si dhe legalizimi i sprejit vetëmbrojtës për gratë.
-
Sot protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, thirrje për revoltë kombëtare
-
Thirret protestë kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt
-
Vazhdon protesta në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn, bllokohet rruga para policisë
-
Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: S’tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të burgosen