Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull.
Temperaturat minimale do të sillen mes minus 3 dhe 0 gradë celsius, e maksimalet mes 6-11 gradë.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.