Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdon protesta në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn, bllokohet rruga para policisë

Protesta

Për të nëntën ditë po vazhdon protesta për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt, derisa protestuesit e kanë bllokuar rrugën para stacionit policor në Prishtinë.

Protestuesit në vazhdimësi kërkojnë shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Gjithashtu edhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Ndërkohë për të shtunën është ftuar protestë gjithëkombëtare nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist nga ora 12:00.

Gjashtë kërkesat e listuara të cilat kërkohen të plotësohen janë:

1. Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtores së QPS-së Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar/e tjetër të përfshirë; 

Edhe Një javë protesta - vazhdojnë kërkesat për burgim, shkarkim e dorëheqje Arbëri Një javë protesta - vazhdojnë kërkesat për burgim, shkarkim e dorëheqje

2. Shkarkim të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit; 

3. Trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare;

4. Sigurim të banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje;

5. Veting apartiak dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë

6. Legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj. Ajo u vra pak ditë pasi u kishte dërguar një letër të gjitha institucioneve, duke i paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Vrasja ndodhi pasi ajo ishte kthyer nga Policia, ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për kanosje.

Edhe Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt Arbëri Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa brenda institucioneve.

Ndër zhvillimet pas rastit janë edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë. /EO