Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

La manifestation se poursuit pour réclamer justice pour Arlinda Zekaj ; la route est bloquée devant la police.

Protest

Për të nëntën ditë po vazhdon protesta për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt, derisa protestuesit e kanë bllokuar rrugën para stacionit policor në Prishtinë.

Protestuesit në vazhdimësi kërkojnë shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Gjithashtu edhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj. Ajo u vra pak ditë pasi u kishte dërguar një letër të gjitha institucioneve, duke i paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Vrasja ndodhi pasi ajo ishte kthyer nga Policia, ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për kanosje.

Vrasja e saj ka nxitur reagime të shumta, protesta dhe masa brenda institucioneve.

Ndër zhvillimet pas rastit janë edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë. /EO