Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Cinq suspects ont été placés en détention provisoire pour un mois dans l'affaire des 37 kilos d'héroïne.

Héroïne

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve për rastin e 37 kilogramëve lëndë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 550 mijë euro.

Të dyshuarit janë dy shtetas të Kosovës, dy shtetas turq dhe një i Maqedonisë së Veriut. Ata u arrestuan pas një aksioni të Policisë, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Nga ky aksion u sekuestruan 37 kilogramë heroinë të ndara në 62 paketime me vlerë tregu mbi gjysmë milion euro.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, për secilin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore për caktimin e masës së paraburgimit.

Një ditë më parë, në një konferencë të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës u bë e ditur mes tjerash se pesë të dyshuarit për këtë rast dyshohet se heroinën e transportonin të kamufluar me mallra komerciale nga Irani për në Kosovë. Sipas hetimeve preliminare, destinacioni i drogës ka qenë për tregun jashtë Kosovës.