Sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen ku pritet ta caktojë seancën e radhës.
Në rend dite në mbledhjen që nis në orën 11:00 janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e re plenare.
Në rendin e ditës për seancën e re përveç pikave të rregullta që janë deklarimet jashtë rendit të ditës e pyetjet parlamentare, është edhe miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.