Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi mban seancë me fillim prej orës 19

Kryesia eKuvendit

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

(E përditësuar 16:00) - Kryesia e Kuvendit ka caktuar seancë që do të mbahet me fillim prej orës 19:00.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë pas mbledhjes se janë tri çështje që do të shqyrtohen në këtë seancë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Foto: Driton Paçarada/KOHA

Fillimisht do të bëhet formimi i komisioneve parlamentare, dhe pas rritjes së numrit të ministrive pritet edhe rritja e numrit të komisioneve.

Pikë e dytë është çështja e zgjatjes buxhetore për mars.

E në pikë të tretë do të jetë çështja e rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për procesin në Gjykatën Speciale.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se Kuvendi do t’i ketë 16 komisione parlamentare e se prej tyre 9 do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, tri nga Partia Demokratike e Kosovës, dy nga Lidhja Demokratike dhe komunitetet nga një.


Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

(E përditësuar 15:13) - Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku do të diskutohet për themelimin e komisioneve parlamentare, e më pas përgatitje për një seancë të mundshëm gjatë ditës së sotme.

Në këtë mbledhje përveç kryetares e nënkryetarëve të Kuvendit po marrin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare. 

Nga LVV-ja në mbledhje është Arbërie Nagavci, nga PDK-ja, Arian Tahiri, nga LDK-ja Jehona Lushaku-Sadriu, e nga AAK-ja Besnik Tahiri.  


Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

(14:29) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot nga ora 15:00 për të propozuar themelimin e komisioneve parlamentare.

Mbledhja vjen në të njëjtën ditë kur Qeveria e Kosovës zhvilloi mbledhjen e parë pas formimit, gjatë së cilës procedoi buxhetin për vitin 2026 si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare për miratim në Kuvend.

Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi në konferencë për shtyp se ekzekutivi pret nga Kryesia e Kuvendit që të nisë sa më shpejt procedurat për formimin e komisioneve parlamentare.

Sipas tij, funksionalizimi i komisioneve është hap i domosdoshëm për shqyrtimin dhe më pas miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në seancë plenare.

Është lënë e hapur mundësia që edhe sot të ketë një seancë pasi afati për një marrëveshje me Bankën Botërore skadon nesër. 

LEXO EDHE: