Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës 19 nëntor

Foto: Driton Paçarada

Nesër në orën 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. 

Sipas njoftimit në faqen e Kuvendit të Kosovës, në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025 dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.

“Në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka vendosur që konstituimi i Kuvendit është bërë pas afatit kushtetues, por ka kërkuar që të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarit të dytë. 

Kalimi i këtij afati, ka pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, në rastin kur posti është vakant, si dhe për formimin e Qeverisë.