Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Të premten do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në orën 10. Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

“Ka një pajtim që seanca të ftohet të premten në orën 10:00. Përveç pikave të rregullta do të trajtohen edhe propozimet për gjyqtarë të kushtetueses. Do të trajtohet projektligji për byronë dhe vendimi i qeverise për dërgimin e forcave stabilizuese në Gaza”, ka thënë Nagavci.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rendi i ditës:

Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Çitaku për çështjen e presidentit: I kërkuam Kurtit ta formalizojë kërkesën ndaj nesh, s’e bëri

2 o. më parë / 14 pri 2026 14:17
citaku

Photo: Driton Paçarada

Vlora Çitaku deputete e PDK-së ka thënë se kryeministri Kurti nuk e ka opsion vetëm PDK-në për çështjen e presidentit.

Ajo ka thënë se zgjedhja e presidentit është moment i rëndësishëm për demokracinë parlamentare.

Ka shtuar se kanë kërkuar nga Kurti të formalizojë kërkesën e tij ndaj kësaj partie përmes një letre të shkruar, porse deri tash nuk kanë marrë asgjë.

“Ne kemi deklaruar që kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon, dhe jemi kërkuar nga Kurti që të formalizojë kërkesën e  tij karshi PDK-së në një letër të shkruar, deri në këtë moment një letër e tillë nuk ka ardhur në adresën tonë, ndoshta do të ketë adresa tjera”,  ka thënë ajo.

Duke folur për projektligjin për Byronë për konfiskim të pasurisë, Çitaku ka thënë se për një kohë të gjatë është munduar që skena politike të ndahet mes atyre që janë për rend dhe ligj dhe të tjerëve.

Ka thënë se PDK-ja është parti shtetformuese dhe do të angazhohet që përmes nismave të reja ligjore të fuqizojë rendin dhe ligjin në vend.

Ka shtuar se ligjet që  miratohen duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën por edhe me Komisionin e Venecias.

“Ne do të japim kontribut që ky ligj të jetë në përputhje me këto që përmenda”,ka thënë ajo.

Qëndrimin e partisë, lidhur me këtë ligj ka thënë se do ta bëjnë të ditur në seancë.

“Kosova ka mekanizma të mjaftueshëm që të ndjekë secilin që është pasuruar jashtëligjshëm. Por jemi kundër që me ligje të tilla që janë shumë të rëndësishme të bëhen lojëra të ulëta politike”, ka thënë ajo.

Nagavci: Presim zgjidhje për presidentin, nuk është e drejtë të shkohet në zgjedhje

3 o. më parë / 14 pri 2026 13:57
Arberie Nagavci

Shefja e Grupit Parlamentar, Arbërie Nagavci, ka thënë se kryeministri Albin Kurti  është duke vazhduar angazhimin për gjetur zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.

Ajo ka deklaruar se beson që do të gjendet zgjidhje dhe do të arrihet pajtueshmëri për këtë çështje.

Ka shtuar se është e padrejtë të shkohet edhe në një palë zgjedhje, pasi sipas saj, nuk do të prodhohet rezultat tjetër.

“Kurti është duke vazhduar angazhimi e tij dhe unë besoj që në ditët e mbetura të arrihet një pajtueshmëri dhe të gjendet zgjidhje për zgjedhjen e president. Jo vetëm ne, por edhe qytetarët presin të gjendet zgjidhje dhe të votohet presidenti në Kuvend, sepse një palë zgjedhje të reja jo vetëm se janë të panevojshme, por edhe të padrejta dhe nuk do të sjellin rezultat të ri”, ka thënë ajo.