Skitarja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka shënuar sukses historik.
20-vjeçarja e talentuar e ka fituar medaljen e artë në Kupën e Botës në skijim alpin, në garën e sllallomit. Është triumfi i parë i Shqipërisë.
Gara e tretë e sezonit të shtunën u mbajt në Gurgl të Austrisë.
Colturi pas dy lëshimeve e pati kohën 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat.
Me 27 të qindtat e sekondës në pozitën e dytë, garën e mbylli Sara Hector e Suedisë.
Vendin e tretë në podium me 30 të qindtat e sekondës më e ngadaltë se skitarja e Shqipërisë, përfundoi skitarja tjetër e Suedisë, Anna Swenn Larsson.
Colturi në dy garat e para të sezonit e zuri vendin e dytë.