Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Nadal drejtor i ri te Real Madridi

Rafael Nadal

Rafael Nadal është bërë drejtor i ri në Real Madrid. Tenisti i jashtëzakonshëm ishte emëruar në këtë pozitë nga presidenti Florentino Perez, që i fitoi zgjedhjet e reja më 6 qershor. Nadali të shtunën ishte përkrah Perezit në prezantim. 

Marrëdhënia e tij me Realin tani është edhe zyrtare. 

Ai ka qenë anëtar nderi në klub prej vitit 2011, ndërsa rregullisht i përcjellë ndeshjet në “Santiago Bernabeu”. 

Para se Nadali të emërohej si anëtar i ri i bordit, Florentino Perez e prezantoi raportin financiar. 

Real Madridi ka qenë i suksesshëm për vitin e 27-të rresht. Sezonin 2025/26 e ka mbyllur me suficit prej 27 milionë eurove.