Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Autogol i pazakontë i Mouras në Portugali

autogol

Në ndeshjen ndërmjet Portos dhe Paredesit në 1/16 e finales së Kupës së Portugalisë, është regjistruar një moment i rrallë. 

Porto ishte duke fituar 1:0 prej minutës së 40-të. 

Por, në minutën e 57-të u shënua një autogol i pazakontë i Francisco Mouras, mbrojtësit të Portos.

Ndonëse nuk kishte presion nga kundërshtari, ai e dërgoi topin në portën e vet. 

Moura është parë shumë i mërzitur dhe ka kërkuar zëvendësimin i përlotur. 

Ai u largua nga fusha tre minuta më pas.

Tifozët në stadium e kanë duartrokitur Mouran, ndërsa lojtarët e kanë përkrahur pavarësisht gabimit të rëndë. 

Porto e siguroi avancimin tutje vetëm pas ekzekutimit të penalltive, 3:1.

VIDEO: