Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kane operohet me sukses, mungon disa muaj

Harry Kane

Bayern Munichu ka njoftuar për operimin e suksesshëm të fituesit të “Topit të Artë”, Harry Kane. 

Kane u zëvendësua pas vetëm 20 minutash lojë të premten mbrëma në barazimin 1:1 ndaj Kolnit në

“Allianz Arena”. Joel Schmied bëri ndërhyrje në Kanen, dhe më pas kapiteni i Anglisë u desh të largohej nga loja. 

Ai është operuar në nyjën e këmbës së majtë. Ka pasur shqyerje të ligamentit të sindesmozës. 

“Harry Kane është operuar me sukses të premten mbrëma pas shqyerjes së ligamentit të sindesmozës në nyjën e këmbës së majtë, në ndeshjen e Bundesligës ndaj Kolnit. 33-vjeçari tani do ta nis programin e rehabilitimit. Të urojmë rikuperim të shpejtë, Harry”, ka shkruar Bayerni të shtunën. 
Kane me Bayernin i ka katër gola e tetë asistime në 10 paraqitjet në Bundesligë, ndërsa katër gola e tri asistime i ka në Ligën e Kampionëve. 

Lëndim ndaj Kolnit pësoi edhe Michael Olise. Francezi luajti vetëm në pjesën e parë. Është raportuar se ka nxirje në këmbë dhe mund të mungojë për një kohë të shkurtër.