Paris Saint-Germani do të ketë ndeshje të vështirë në fundjavë.
PSG-ja të shtunën nga ora 17:15 luan në udhëtim me Nice në kuadër të xhiros së 11-të të Ligue 1 të Francës.
Paris Saint-Germaini është lider me 23 pikë, kurse Nice e zë vendin e gjashtë me 17 pikë.
Nice ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat.
Ndërkohë, PSG-ja ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në elitën franceze, kurse ka 11 fitore radhazi në të gjitha garat.
Skuadra e Luis Enriques ka fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit në udhëtim ndaj Nicet.
Të shtunën nga ora 20:45 luhet derbi ndërmjet Lillet dhe Lyonit.
Lille ka 21 pikë në pozitën e dytë. Lyoni e zë vendin e pestë me 17 pikë.