Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmundi përballë skuadrës së vendit të fundit

Dortmund

Në Bundesligë në fundjavë do të zhvillohen disa ndeshje tjera interesante. 

Skuadra që e synon titullin, Borussia Dortmundi, luan të shtunën në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbachut. Ndeshja që fillon në orën 15:30 i takon xhiros së dhjetë. Kjo xhiro u hap të premten mbrëma me ndeshjen mes Bayernit e Kolnit. 

Dortmundi i ka 21 pikë. Monchengladbachu ka vetëm katër pikë në pozitën e fundit. Kjo skuadër ka një fitore, një barazim dhe plot shtatë humbje. 

Të shtunën po nga ora 15:30 do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Eintracht Frankfurtit dhe Hoffenheimit. 

Të dyja skuadrat kanë nga 12 pikë dhe renditen në mesin e tabelës. 

Te Hoffenheimi nga minuta e parë pritet të luajnë Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, kurse për shkak të lëndimit mungon Albian Hajdari. 

Xhiroja e dhjetë përfundon të dielën me ndeshjen ndërmjet Werder Bremenit dhe Hamburgut që luhet nga ora 17:30.