Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngacmonte vazhdimisht ish-të dashurën, arrestohet burri në Podujevë

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Një burrë në Podujevë është arrestuar pasi sipas Policisë në vazhdimësi ka ngacmuar ish-të dashurën e tij. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, të cilën e kishte të dashur para disa viteve”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.