Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet e zhdukur një vajzë në Prizren

vajzë e zhdukur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren të premten. 

Rasti në Polici është raportuar nga nëna e saj. 

“Ankuesja më 20.11.2026 ka raportuar se vajza e saj, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë. 

Rasti thuhet se është duke u hetuar.