Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se falsifikoi vizë të Estonisë

Aeroporti "Adem Jashari"

Një shtetas turk është arrestuar të premten në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin për falsifikim të dokumentit.

Në raportin e Policisë thuhet se ai ka prezantuar pasaportën turke në të cilën kishte një vizë të Estonisë që dyshohet se ishte e falsifikuar. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, për shkak se brenda në aeroport në shkuarje, te kontrolli i dokumenteve, ka prezantuar pasaportën Turke në të cilën kishte pasur të vendosur një vizë të Estonisë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin e Policisë. 

Nga i dyshuari thuhet se është konfiskuar dokumenti për procedura hetimore dhe se me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.