Lazio dhe Roma vazhdojnë të jenë skuadrat e vetme në Serie A që ende nuk kanë pësuar disfatë këtë edicion.
Lazio ka nëntë fitoreve dhe dy barazimeve. Është lidere me 29 pikë.
Lazio, që drejtohet nga trajneri Gennaro Gattuso, është në seri shumë të mirë të rezultateve.
Këtë seri Lazio synon ta vazhdojë edhe ndaj Lecces.
Lazio të shtunën nga ora 15:00 e pret Leccen, në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit italian.
Lecce është në pozitën e 14-të me dhjetë pikë.
Lazio deri më tani e ka mbrojtjen më të mirë në kampionat. Ka pranuar vetëm nëntë gola, kurse ka shënuar 25.
Lazio në pesë përballjet e fundit ndaj Lecces ka regjistruar tri fitore, një barazim dhe një humbje.
Ndërkohë, Interi, që ka një pikë më pak se Lazio, këtë fundjavë do të ketë punë të vështirë.
“Nerazurrët” të dielën nga ora 20:45 luajnë në udhëtim tek Atalanta. Do të jetë një sfidë e vështirë për kampionin në fuqi të Italisë. Atalanta e zë vendin e 12-të me 14 pikë.
Roma luan në udhëtim ndaj Parmas, të shtunën nga ora 18:00.