Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona kërkon fitore ndaj Villarrealit

Barcelona

Barcelona do të synojë të vazhdojë serinë pozitive në La Liga.

Barça, që është lidere, të dielën nga ora 14:00 e pret Villarrealin në ndeshjen që i takon xhiros së 13-të të elitës së futbollit spanjoll. 

Gjiganti katalunjas ka mbledhur 33 pikë nga 36 të mundshme në 12 ndeshjet e para. Ky bilanc e bënë këtë edicion ndër më të suksesshmit në historinë e klubit në La Liga.

Megjithatë, epërsia prej vetëm tri pikësh në krye të tabelës e bën të domosdoshme fitoren në përballjen ndaj Villarrealit. 

Reparti ofensiv ka qenë pika më e fortë e skuadrës së Hansi Flickut, me një mesatare prej katër golash për ndeshje. 

Në pesë ndeshjet e fundit si vendase në kampionat, Barça ka realizuar 22 gola, duke regjistruar katër fitore dhe një humbje.

Villarreal udhëton në Barcelonë me synimin për të shkaktuar befasi. E zë vendin e tetë me 15 pikë. 

Villarreali dy fitoret e vetme në udhëtim këtë edicion i ka arritur ndaj skuadrave që aktualisht ndodhen në fund të tabelës. 

Barcelona ka pësuar dy humbje në pesë ndeshjet e fundit në La Liga ndaj Villarrealit, ndërsa Villarreali ka fituar tri herë në udhëtim ndaj Barçës që nga edicioni 2021/22.

Ndeshje e vështirë në fundjavë e pret edhe Real Madridin. 

Reali të shtunën nga ora 21:00 e pret Celta Vigon. Reali ka 30 pikë në pozitën e dytë. 

Celta Vigo e zë vendin e 11-të me 13 pikë.