Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Hekuran Murati Arben Vitia Rizvanolli

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shpalosur në mbledhje detajet e marrëveshjaes

Foto: Driton Paçarada

Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrushmërinë dhe Rritjen e Gjelbër” mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Bankës Botërore).

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se marrëveshja ka vlerë totale prek 90.3 milionë euro.

“Periudha e kthimit është 12 vjet, norma e interesin zero për qind. Konsideruar rëndësinë e marrëveshjes dhe kushtet e mira financiare ju ftoj ta miratojmë për yta proceduar në Kuvend për ratifikim”, ka thënë ai.  

Marrëveshja tani pritet të shkojë në Kuvend për t'u ratifikuar. 

E premtja e 13 shkurtit është dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka kohë të ratifikojë marrëveshjen  me Bankën Botërore në vlerë prej 90.3 milionë eurosh.

Edhe Rrezikohen 90 milionë eurot e Bankës Botërore, nesër afati i fundit për ratifikim Arbëri Rrezikohen 90 milionë eurot e Bankës Botërore, nesër afati i fundit për ratifikim

Kabineti qeveritar ka votuar pro edhe disa marrëveshjeve të tjera.

Janë miratuar dhe proceduar tutje në Kuvend: Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe BE-së mbi Aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje; Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” mes Kosovës dhe BE-së; Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë; si dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës.

Lexo përditësimet tjera
Qeveria

Qeveria mban mbledhjen e parë

Kabineti qeveritar do të mblidhet për të parën herë pas formimit, të enjten nga ora 10:00. ...