E premtja e 13 shkurtit do të jetë dita e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka kohë të ratifikojë marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë prej 90.3 milionë eurosh.
Në një përgjigje për Kohën, Banka Botërore ka specifikuar se afati i hyrjes në fuqi i kësaj marrëveshjeje është 13 shkurti dhe se marrëveshja do të ndërpritet nëse nuk ratifikohet deri në afatin e caktuar.
“Mbështetja financiare për Financimin e Politikave të Zhvillimit për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër për Kosovën, e miratuar nga Banka Botërore më 18 mars 2024, është 90.3 milionë euro. Afati i hyrjes në fuqi për këtë operacion është 13 shkurt 2026. Marrëveshja e financimit do të ndërpritet nëse nuk ratifikohet deri në afatin e caktuar”, thuhet në përgjigje.
Shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ishte për herë të fundit në Kuvend të me 20 nëntor në një seancën të jashtëzakonshme. Aty kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pati thënë se norma e interesit për këtë marrëveshje ka qenë zero për qind për 12 vjet. Ai ka thënë se ka më shumë se një vit që kjo marrëveshje pret ratifikimin në Kuvend. Kjo seancë dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.
-
Rrezikohen 90 milionë eurot e Bankës Botërore, 13 shkurti afati i fundit për ratifikim
-
Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore
-
Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare
-
Kosova drejt humbjes së 60 milionëve të Planit të Rritjes
-
Kosova rrezikon t’i humbë milionat e Planit të Rritjes për pak javë, fajësohet bllokada politike