Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një orë vonesë.
Ajo ishte thirrur për në orën 10:00, por deputetët janë mbledhur tek në orën 11:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rend dite fillimisht ishin 16 pika, përfshitë 7 marrëveshje ndërkombëtare.
Pas fillimit të seancës, katër marrëveshje ndërkombëtare janë futur në rendin e ditës me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci propozoi që në rend dite të shtohen katër pika që kanë të bëjnë me katër marrëveshje ndërkombëtare.
Lidhja Demokratike e Koosvës ka thënë se në parim janë për miratim të marrëveshjeve ndërkombëtare, por jo sot, pasi sipas deputetit Besian Mustafa, marrëveshjet duhet t’i analizojnë fillimisht.
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo është hera e fundit që do të mbështesin një gjë të tillë, pasi sipas tij, do të duhej të njoftoheshin paraprakisht.
“Marrëveshjet ndërkombëtare kanë përmbajtje që duhet një deputet t’i lexojë. Nuk duhet të lejohet kjo praktikë që në moment të fundit të sillen këto marrëveshje ndërkombëtare. Nuk duhet të futen në këtë formë”, ka thënë ai.