Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët vonohen, Haxhiu e shtyn seancën për nesër

Kuvendi i Kosovës

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka vendosur ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme pasi deputetët u vonuan gjysmë ore për t’u kthyer nga pauza. 

Haxhiu ka thënë se nuk është serioze që deputetët vonohen. Seanca u shty për nesër në orën 11:00. 

“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu.

Në sallë ishin disa deputetë të PDK-së, të LDK-së dhe vetëm dy të VV-së.

Në rend dite ishin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni për energjinë dhe diskutimi për Ligjin për Gjykatën Speciale. 

Lexo përditësimet tjera
kuvend

Shtyhet për nesër vazhdimi i seancës

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka vendosur ta shtyjë për nesër nga ora 11:00 vazhdimin e seancës së...