Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhet Kuvendi, në rend dite interpelanca e Vitisë për vdekjen e pacientes me kancer e mocioni për energjinë

Seanca e Kuvendit nis me solidarizim me gratë me kancer të gjirit

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare dhe në rend dite, përveç pikave të rregullta që janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare. 

Gjithashtu në rend dite është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike, për të cilën raportoi KOHA para dy javëve.

Gjithashtu në rend dite është edhe mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe propozim-programin e punës së Kuvendit për sesionin vjeshtor. 

Rendi i ditës: 

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3. Pyetjet parlamentare;

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-024 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim;

5. Shqyrtimi i Projektligjit 11/L-025 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar;

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-026 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë  Juridike në Çështjet Penale;

7.Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-027 për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës;

8. Propozim-Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Sesionin Vjeshtor 2026;

9. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;

10. Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.