Bordi drejtues i kompanisë Nvidia është mbledhur të mërkurën për të vendosur nëse do ta shkarkojë Jensen Huangun nga posti i drejtorit ekzekutiv të kompanisë më të vlefshme në botë për prodhimin e çipave, raportojnë disa media.
Kjo vjen pas një jave të trazuar, gjatë së cilës drejtuesi dhe bashkëthemeluesi i kompanisë ka pranuar se kishte pasur një lidhje romantike me një grua, e cila dyshohet se është spiune kineze.
Mbledhja shënon një ndryshim të madh krahasuar me të dielën, kur bordi i Nvidias shprehu besimin te Huangu dhe ekipi i tij drejtues.
Ndërkohë, aksionet e kompanisë kanë rënë me më shumë se 8 për qind në tregtimin pas mbylljes së bursës, pasi Wall Street Journal raportoi se kompania po përgatitej ta shkarkonte Huangun.
Nëse kjo rënie vazhdon, Nvidia do të ketë humbur rreth 600 miliardë dollarë nga vlera e saj në treg që nga momenti kur bordi njoftoi nisjen e hetimeve për marrëdhënien e Huangut me një grua biznesmene të quajtur Alice Huang, e cila akuzohet se është spiune kineze.
Edhe
Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze
“Tregu po fillon ta llogarisë largimin e themeluesit si skenarin më të mundshëm për Nvidian, dhe jo më si një rrezik të largët”, ka thënë Armina Rosenberg, menaxhere e portofolit dhe bashkëthemeluese e Minotaur Capital, e cila zotëron aksione të kompanisë.
Sipas statutit të Nvidias, Huang mund të shkarkohet nga posti “me ose pa arsye”, nëse për këtë voton shumica e anëtarëve të bordit. Bordi i kompanisë ka 11 anëtarë dhe të gjithë, përveç Huangut, konsiderohen të pavarur.
Në fillim të kësaj jave, kompania angazhoi studion e njohur ligjore amerikane Wachtell, Lipton, Rosen & Katz për të zhvilluar një hetim “të plotë dhe të pavarur” mbi këtë marrëdhënie.
Studioja ligjore i kërkoi Huangut të vazhdojë të drejtojë Nvidian derisa hetimi të përfundojë.
Edhe
CNN: Trumpi ishte në dijeni për aferën e shefit të Nvidias me spiunen e dyshuar kineze
Të mërkurën vonë, gazeta The New York Times ka raportuar se Huang kishte pasur edhe një lidhje tjetër jashtëmartesore, këtë herë me një punonjëse të kompanisë, të quajtur Kimberly Poëell.
Ajo ishte presidente e sektorit të kujdesit shëndetësor në Nvidia dhe, sipas raportimeve, ishte filmuar në muajin mars, gjatë një konference të kompanisë, duke shfaqur afërsi me Huangun në një hotel.