Kriza që ka përfshirë kompaninë e dytë më të vlerësuar në botë “Nvidia” po thellohet, pasi rreth 430 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e saj në treg që kur janë ngritur dyshime se mund të jetë përfshirë në një skandal spiunazhi.
Gjatë natës të së martës Nvidia ka njoftuar se ka angazhuar një ish-prokuror të lartë federal për të ndihmuar në hetimin e marrëdhënies së drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, me një grua të dyshuar si spiune kineze.
Bordi drejtues i kompanisë ka angazhuar Joon H. Kim, ish-prokurorin në detyrë të Distriktit Jugor të New Yorkut, si dhe studion e tij ligjore Wachtell, Lipton, Rosen & Katz, për të zhvilluar një “hetim të plotë dhe të pavarur”.
Wachtell është një nga studiot më të njohura ligjore në fushën e korporatave. Në vitin 2022, Tëitter e ka angazhuar atë për ta detyruar Elon Muskun që të përfundonte blerjen e kompanisë për 44 miliardë dollarë.
Studioja ka përvojë në këshillimin e kompanive të mëdha për çështje si bashkimet dhe qeverisja korporative.
Edhe
Trumpi thotë se FBI-ja po heton aferën e shefit të Nvidias me spiunen e dyshuar kineze
Tashmë, ajo do të hetojë rrethanat e marrëdhënies së Huangut, që dyshohet se ka qenë me Alice Huang, drejtoreshën e kompanisë Megaspeed, një prej klientëve të Nvidias, për të cilën zyrtarët amerikanë besojnë se është spiune kineze.
Kina e ka mohuar përfshirjen në rast, duke e quajtur atë "shpifje".
-
Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze
-
Kush është gruaja në qendër të skandalit të spiunazhit kinez të Nvidia-s?
-
Si mund ta ndryshojë “Nvidia-n” afera e “spiunazhit” e Jensen Huang
-
Shefi i Nvidia-s pranon lidhjen jashtëmartesore, kompania heton dyshimet për spiunazh të huaj