Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka vendosur ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme pasi deputetët u vonuan gjysmë ore për t’u kthyer në seancë.
Haxhiu ka thënë se është e pamundur të vazhdohet me seancën kur deputetët vonohen.
Në sallë janë disa deputetë të PDK-së, LDK-së dhe vetëm dy të VV-së.
Në rend dite ishin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni për energjinë dhe diskutimi për Ligjin për Gjykatën Speciale.