Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrin në tetë numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në New York

New York

Foto: Associated Press

Tetë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë trekatëshe është shembur mërkurën në Brooklyn, New York, ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit.

Në një deklaratë, Zohran Mamdani, ka thënë se të paktën 17 persona të tjerë, përfshirë tre zjarrfikës, janë plagosur gjithashtu.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë ka shkaktuar shembjen e papritur të ndërtesës, e cila përmbante apartamente.

Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja.

Lexo përditësimet tjera
Shembet ndertesa

Shembet një ndërtesë në New York, dy të vdekur dhe 17 të lënduar

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 17 të tjerë janë lënduar...