Tetë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë trekatëshe është shembur mërkurën në Brooklyn, Neë York, ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit.
Në një deklaratë, Zohran Mamdani, ka thënë se të paktën 17 persona të tjerë, përfshirë tre zjarrfikës, janë plagosur gjithashtu.
Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë ka shkaktuar shembjen e papritur të ndërtesës, e cila përmbante apartamente.
Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja.