Fulhami i ka marrë një pikë shumë të vlefshme Manchester Cityt të shtunën në “Etihad Stadium”.
Ndeshja e xhiros së 11-të e Premier Leagues u mbyll 1:1.
“Qytetarët” ishin në disavantazh prej minutës së 16-të kur realizoi Rodrigo Muniz.
City, skuadër së cilës iu anulua një gol i Erling Haalandit në pjesën e parë për ndërhyrje të palejuar në portierin kundërshtar, i barazoi shifrat në pjesën e dytë.
Elliot Anderson shënoi në minutën e 57-të për 1:1.
City tentoi ta shënonte golin e fitores deri në fund, por nuk ia doli.
Dhe tani mbetet me 22 pikë në vendin e tretë.
Për Fulhamin ishte pika e 11-të e fituar në fillim të këtij sezoni.