Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi u rikthehet punimeve, Kryesia mblidhet të hënën për caktim seance

Kryesia eKuvendit

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

 

Kuvendi i Kosovës u është rikthyer punimeve pas pezullimit të masës së përkohshme të cilën e pati caktuar Gjykata Kushtetueses.

Kryesia e Kuvendit ka thirrur mbledhje për të hënën në orën 11:00, në të cilën do të diskutohet rendi i ditës për seancën e radhës.

 

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Edhe Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit Arbëri Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

1.    Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

 

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-008 për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje në Arsimin e  Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor,

5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-009 për Ratifikimin e Amendamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“,

Edhe Kryesia cakton seancë për të enjten Arbëri Kryesia cakton seancë për të enjten

6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-010 për Ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017“,

7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-011 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

8.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-012 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike,

9.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-013 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë “ Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë - Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës,

10.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”,

11.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave,

12.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë nga radhët e komunitetit shqiptar dhe për dy (2) anëtarë jo shumicë në Komisionin e Pavarura të Mediave,

13.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë (6) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) antar nga komunitetet jo shumicë  në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

Edhe Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, diskuton për funksionalizimin e trupave punuese Arbëri Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, diskuton për funksionalizimin e trupave punuese

14.    Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave