Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton seancën e radhës

Kryesia e Kuvendit

Foto: Driton Mehmeti

Sot Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të caktojë seancën dhe radhës dhe rendin e ditës për të. 

Mbledhja do të mbahet nga ora 15:00. 

Në rendin e ditës të propozuar për seancën e radhës, ndër të tjera është edhe shqyrtimi në parim i Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm. 

Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027,

5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-020 për Efiçiencë të energjisë,

6.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-023 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, 

7.    Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,

8.    Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

9.    Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

10.    Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

11.    Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.