Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia godet dy ura të mëdha në Kiev, ndërpritet furnizimi me energji elektrike dhe ujë

Lufta ne Ukraine

Ilustrim

Dy ura të mëdha në kryeqytetin ukrainas, Kiev, janë goditur nga një sulm rus me raketa balistike, ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së qytett, Vitali Klitschko.

Raketat kanë goditur urat Veriore dhe Jugore, të cilat shtrihen mbi lumin Dnipro, ka thënë Klitschko, duke shtuar se furnizimi me ujë dhe energji elektrike është ndërprerë.

Ndërkohë, Ukraina ka goditur urën e njohur të Kerçit, e cila lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, duke vrarë dy persona, sipas guvernatorit të rajonit të emëruar nga Moska.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte paralajmëruar më herët se Moska mund të ndërmerrte sulme të tjera ndaj vendit gjatë natës të së hënës, pas bisedimeve të reja mes zyrtarëve ukrainas, amerikanë dhe evropianë, të cilat synonin përfundimin e konfliktit disavjeçar.

Bisedimet u zhvilluan online dhe morën pjesë i dërguari amerikan Jared Kushner dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Ëitkoff. Ato pasuan deklaratën e Rusisë se kishte regjistruar sulmin më të madh me dronë ukrainas që nga fillimi i luftës.

Edhe Rusia godet urën e dytë të madhe në Kiev Botë Rusia godet urën e dytë të madhe në Kiev

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev pak para mesnatës të së martës. Pak më vonë, Klitschko ka thënë se qyteti kishte pësuar “dëme në sistemet e infrastrukturës kritike”.

“Në disa zona ka ndërprerje të furnizimit me ujë dhe ngrohje”, ka shtuar ai.

Zyrtarët kanë thënë se disa linja të metrosë nëntokësore të Kievit janë dëmtuar gjatë sulmeve të natës, pasi civilët ishin udhëzuar të strehoheshin në strehimoret e mbrojtjes civile.

Tetë ura të mëdha shtrihen mbi lumin Dnipro, duke lidhur pjesët perëndimore dhe lindore të Kievit.

Rreth tre milionë banorë mbështeten te këto ura për të lëvizur nëpër qytet.

Edhe Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë Botë Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë

Disa nga urat kryesore të kryeqytetit ishin shënjestruar edhe nga sulmet ruse me dronë në muajin tetor.

Ndërkohë, tre persona janë plagosur nga një sulm rus me raketa në rajonin e Cherkasy, sipas zyrtarëve lokalë.