Forcat ruse kanë nisur një sulm të kombinuar me dronë dhe raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, herët të martën, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ujë.
Kryebashkiaku Vitaki Klitschko, në një postim në Telegram, tha se një goditje në bregun lindor të lumit Dnipro, kishte ndërprerë si furnizimin me energji elektrike ashtu edhe atë me ujë.
Sipas tij, një ndërtesë jobanuese ishte goditur dhe një person ishte plagosur.
Kanale jozyrtare të lajmeve në Telegram publikuan foto të ndërtesave të larta të banimit të mbetura në errësirë.
Sulme të tilla të cilat synojnë infrastrukturën energjetike Rusia ka nisur qysh herët në Ukrainë.
-
Sulmet me dronë dhe raketa plagosin nëntë persona në Ukrainë
-
Zelensky: Sulmet ruse lënë 600 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë
-
Rusia me sulm “masiv” ndaj Ukrainës, lëshon qindra dronë dhe raketa
-
Një i vrarë e dy të plagosur nga sulmi me dron rus në një ndërtesë banimi në Kiev
-
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës