Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lëndohet Xhaka, në dyshim kthimi te Zvicra

Granit Xhaka

Paraqitja e kapitenit të Sunderlandit, Granit Xhakës në fitoren 1:0 ndaj Chelseat të dielën, zgjati vetëm tre minuta. Ai u ul në tokë, mori ndihmën mjekësore dhe u zëvendësua nga Jules Ahoka në minutën e katërt. 

Pamjet televizive nuk e tregojnë qartë kur Xhaka pësoi lëndimin. Mediumet në Zvicër kanë shkruar se Xhaka mund ta ketë lënduar kyçin e këmbës së majtë dhe kthimi i tij te Zvicra është i pasigurt. 

Pasi humbi grumbullimin e fundit për ndeshjet e Ligës së Kombeve për shkak të përfshirjes së tij në skandalin me certifikatën e falsifikuar të vaksinimit për COVID-19, është e paqartë nëse Xhaka do të jetë në gjendje t’i bashkohet Zvicrës të hënën.

Enzo Le Fee e kalon Sunderlandin në epërsi në minutën e 36-të. Ai ishte i saktë nga penalltia.

Sunderlandi e fitoi ndeshjen e xhiros së dhjetë të Premier Leagues 1:0. Është fitorja e dytë nga dhjetë ndeshje. 

Sunderlandi ka tetë pikë, ndërsa Chelsea 16.