Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iki nga vendi i ngjarjes, ndalohet më vonë e i gjendet edhe armë

Arme

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i moshës 40-vjeçare është ndaluar me një veturë të tipit BMW pasi dyshohej se e kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit atij i është gjetur një armë të cilën e posedonte me leje.

Ai është shoqëruar në stacionin policor ku pas procedurave përkatëse iu sekuestrua arma dhe 10 fishekë.

“Me autorizimin e prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.