Kronikë

Plagoset një burrë në Viti, i dyshuari në arrati

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur të enjten në Debëlldeh të Vitisë, ndërkohë që i dyshuari gjendet në arrati, 
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vrasje në tentativë. 

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në shtëpinë e të dyshuarit Policia ka gjetur disa armë.

“Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pushkë gjysmë automatike, 1-pushkë pneumatike, 1-pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.