Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Policia

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së martës në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima ka raportuar se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas informacioneve të deritanishme, në vendin e ngjarjes autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë, të cilat do të shërbejnë si prova në procedurat hetimore.

Gjatë veprimeve të mëtejshme policore është kontrolluar edhe vendbanimi i të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

I dyshuari aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa organet e rendit janë në kërkim të tij. Rasti mbetet nën hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Arrestohet i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë

1 d. më parë / 17 qer 2026 14:48
arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Një person i dyshuar për tentimvrasje në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të martën.

Lidhur me rastin është sekuestruar një armë zjarri.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje, si dhe është sekuestruar një armë zjarri. Rasti ka ndodhur më datë 16.06.2026, në rrugën ‘Holger Petersen‘ në Prishtinë. Personi i dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit , janë duke vazhduar me veprime hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë.