Izraelit pritet t’i mungojë edhe një lojtar titullar për ndeshjen ndaj Kosovës. Mediumet në Izrael kanë raportuar të enjten se mbrojtësi i krahut të majtë Roy Revivo nuk pritet të luajë të shtunën në Prishtinë
Ndeshja e parafundit e Grupit B3 të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nga ora 15:00.
“Roy Revivo u ankua për një lëndim muskulor dhe nuk pritet të luajë në ndeshjen kundër Kosovës, ndërsa Manor Solomon, për shkak të dhimbjeve të shpinës, gjithashtu nuk është i gatshëm për një ndeshje të plotë dhe për këtë arsye ndoshta nuk do të jetë nga fillimi”, ka shkruar “Sport5” të enjten.
Kosova është e dyta me pesë pikë, ndërsa Izraeli në vendin e fundit me dy pikë.