Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kërcënime të reja me bomba, evakuohen shkolla të tjera në Itali

Itali, bomba, kercenime

Foto: Associated Press

Disa shkolla janë evakuuar në Itali të enjten pasi kishin pranuar emaile me kërcënime me bomba, të ngjashme me mesazhet që janë dërguar në të gjithë vendin një ditë më parë, ka raportuar agjencia e lajmeve ANSA.

Të paktën 300 shkolla në Itali janë evakuuar të mërkurën, pasi kishin pranuar të njëjtin mesazh kërcënues për bombë.

Alarmi i sigurisë vjen në një kohë kur në Evropë janë shtuar shqetësimet për të ashtuquajturën luftë hibride, e cila ka shënjestruar së fundmi supermarkete, banka gjaku, trafikun ajror dhe transmetuesit televizivë.

Sipas një burimi qeveritar në dijeni të çështjes, emaili kërcënues ishte nënshkruar nga “Mikhail Andropov, udhëheqës i Vilajetit të Misoginistanit”.