Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person, e bëri për spital një tjetër

arrest

Një person është arrestuar në Prizren të enjten pasi i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër. 

Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, kurse i dyshuari në mbajtje. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka gjetur edhe një armë në shtëpinë e të dyshuarit. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.